Saturday, September 24, 2011

Migrena

Migrena është një ndër shfaqet më të shpeshta të dhimbjes së kokës. Kjo dhimbje shkaktohet nga enët e gjakut të trurit kur ato punojnë jo normalisht. Enët e gjakut të zgjeruara në kokë janë nxitësi i parë për dhimbjen e migrenës. Këto dhimbje prekin çdo moshë, por më shumë ato midis moshës 20 dhe 50 vjeç. Ekziston dhe një predispozitë gjenetike. Një në 4 gra dhe një në 12 burra mund ta përjetojë këtë dhimbje. Migrena është dhimbje e përqendruar, e cila shtohet në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjën mes kokës dhe qafës. Me migrenë nënkuptohen një valë dhimbjesh akute, në një gjysmë të kokës, shpesh të shoqëruara nga të vjella dhe marramendje. Patogjenezia e migrenës është e lidhur me modifikimin e fluksit të gjakut cerebral, shkaktuar nga shqetësime arterioale. Terapia kundër dhimbjeve të migrenës bazohet në përdorimin e antifiamatorëve jo me përbërje steroidesh, si aspirina ose të tjera të ngjashme, duke i krijuar vetes kushte errësire dhe qetësie

No comments:

Post a Comment